Filipçe: VMRO-ja i voton ligjet me BDI-në, kurse në Shkup ka koalicion me “Levicën”

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Venko Filipçe tha se OBRM-PDUKM nuk ka kredibilitet të flasë për koalicione të fshehta me LSDM-në, sepse ishin ata që në të kaluarën bashkëpunuan me BDI-në dhe “Levicën” kur kishin nevojë.

“Nëse dikush bashkëpunoi në Kuvend me BDI-në për një shumicë prej dy të tretash, ajo ishte VMRO-DPMNE. Dhe këtë nuk e themi ne, por zyrtarët e BDI-së që konfirmuan publikisht se kishte iniciativa për takime dhe bashkëpunim para zgjedhjeve.

E njëjta gjë vlen edhe për qytetin, ishin këshilltarët e VMRO-DPMNE-së që bashkëpunuan me “Levicën” për të bllokuar Shkupin”, tha Filipçe.

“Ne e themi qartë dhe vazhdimisht se LSDM nuk ka koalicion as me BDI-në dhe as me “Levicën”. Këto janë gënjeshtra që nuk kanë më jehonë tek qytetarët”, shtoi ai.