Filipçe: Vendosëm gjashtë ilaçe të reja për pacientët me sëmundje të rralla

Kryetari i Komisionit për shëndetësi Venko Filipe. mbrëmë në Ohër mori pjesë në tribunën nën moton “I njohim sëmundjet e rralla 2020”, në organizim të Forumit të Grave të lSDM-së Ohër dhe Strugë dhe aktivisten e Shoqatës “Jetë me sfida”, Gordana Loleska.

Në tribunë, Filipçe theksoi se për herë të parë Qeveria e udhëhequr nga Lidhjs Socialdemokrate e siguroi ilaçin Spinraza për pacientët me atrofi muskulare spinale. Të gjithë 7 pacientët e marrin ilaçin.

Filipçe, para të pranishmëve informoi se dyfish është rritur buxheti për sëmundjet e rralla, në vitin 2017 ka qenë 214 milionë denarë, ndërsa për sivjet arrin 527 milionë denarë.

Tribuna është mbajtur në kuadër të shënimit të 29 Shkurtit – Ditës së Sëmundje të Rralla.

Qendra për Komunikime me OPINIONIN të LSDM-së