Po largohet edhe një vit me korona virus i cili la pasoja të mëdha në shëndetësi, ekonomi dhe shoqëri, kështu e nisi urimin e për Vitin e Ri ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Atë çfarë e mësuam nga përgjegjësia personale dhe solidariteti social është mbrojtja nga kjo pandemi me të cilën lufton tërë bota. Secili prej nesh mund të kontribuojë në luftën me Kovid-19, nëpërmjet respektimit të masave epidemiologjike, protokollet, vaksinimi. Secili prej nesh mund të jetë erë në kurrizin e punëtorëve shëndetësorë të cilët për dy vjet në mënyrë jo vetjake luftojnë që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Uroj që viti 2022 përfundimisht të mposht krizën shëndetësore. Shumë shëndet, sukses personal dhe shumë fat le të ju ndjekë në vitin e ri 2022. Urimi Viti i Ri, për të mirë le të jetë!”, shkroi Filipçe, transmeton TV21.