Filipçe: Unë më nuk do të hesht, do ta padis deputetin e VMRO-së për shpifje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi për shpifje kundër Deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, i cili ditëve të kaluara ka mbajtur një sërë konferencash për media, me temën e furnizimeve të vaksinave nga Kina.

“Unë më nuk do të hesht. Nesër deri te gjykata civile do të dorëzojë padi për fyerje dhe shpifje dhe prishje të imazhit dhe prestigjit tim kundër Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së, i cili sot në konferencë shtypi prezantoi një sërë gënjeshtra lidhur me çmimet dhe furnizimin e vaksinave. Edhe njëherë dëshirojë të porosis, ndaloni që t’i gënjeni qytetarët me falsifikate dhe shpifje! Kjo nuk ju sjellë pikë politike, ndërsa seriozisht mund ta kompromitojë furnizimin e vaksinave”, ka shkruar Filipçe./SHENJA