Filipçe: Turqia do të na dhurojë 30 mijë vaksina “Sinovac”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me anë të një statusi në fejsbuk ka njoftuar se Turqia do të na dhurojë 30 mijë vaksina “Sinovac”.

“Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se do të na dhurojë 30 mijë vaksina nga prodhuesi “Sinovak”. Ky gjest i solidaritetit është vetëm një tregues për miqësinë e sinqertë në mes dy shteteve. Falënderim i madh deri tek populli turk dhe presidenti Erdogan”, ka shkruar Filipçe në fejsbuk, i cili sot bashkë me kryeministrin Zaev janë në vizitë zyrtare në Turqi. /SHENJA/