Filipçe: Të premten arrijnë edhe mbi 38 mijë vaksina AstraZeneca

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe me anë të një postimi në fejsbuk ka njoftuar se këtë të premte do të arrijnë edhe 38.400 vaksina Astra Zeneca.

“Më 14 e këtij muaji do të arrijë dërgesa e dytë e vaksinave që i siguruam përmes mekanizmit KOVAKS dhe do të dërgohen 38.400 vaksina të AstraZenecas”, shkroi Filipçe.

Ministri Filipçe tha se vaksinat do të vazhdojnë të arrijnë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk.

Ndryshe, deri tani në vend janë vaksinuar 145.043 persona, ndërsa 303.574 të tjerë janë paraqitur për vaksinim.