Filipçe: Të mos dilet pas orës 18 pa nevojë

Komisioni për sëmundje infektive i propozon qeverisë kufizime të reja sa i përket festave të fundvitit. Përveç ndalesës së tubimeve dhe mbylljes së kafeneve nga ora 18:00, rekomandohet që edhe qytetarët të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë pas këtij orari.

“Ne apelojmë dhe rekomandojmë që të mos ketë tubime në shtëpi për festat e ardhshme dhe të mos largohen nga shtëpia pas orës 6 pasdite në qoftë se nuk ka nevojë për atë” – tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, përcjell TV21.

Propozimet do t’i paraqiten Qeverisë sot me kërkesë për të hyrë në fuqi nga 18 dhjetori dhe të jenë të vlefshme deri më 21 janar.