Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se sot pritet ardhja e 40 mijë vaksinave AstraZeneca nëpërmjet sistemit Kovax.
“Sot pritet të arrijnë edhe 40 mijë vaksina nëpërmjet mekanizmit Kovax të AstraZeanca, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të arrijnë 100.000 vaksina Sinofarm nëpërmjet donacionit nga ushtria Kineze dhe menjëherë do të shpërndahen nëpërmjet kanaleve për imunizim. Vazhdojmë të vendosim aksent në qytetarët më të moshuar të cilët janë paraqitur në mënyrë shtesë rreth 140 mijë qytetarë gjithsej, ndërsa tani janë rreth 160 mijë. Rreth 9000 prej tyre janë të moshës mbi 70 vjeçare.”, tha Filipçe.