Filipçe: Situata epidemiologjike po qetësohet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe një herë ka apeluar deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid-19. Filipçe tha se situata epidemiologjike po qetësohet, por ekziston rreziku nëse qytetarët nuk janë të kujdesshëm, transmeton TV21.

“Mendoj se ajo çfarë po ndodh tani se situata epidemiologjike shkon duke u qetësuar. Dhe mundësit për shkeljen e masave ishin dhe janë tani e tutje. Në objektet ku mund të mblidhen shumë njerëz gjithmonë ka mundësi për shkelje të masave. Duhet të gjithë të jemi të kujdesshëm. Qytetarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë duhet të mos e bëjnë. Restorantet janë hapur, xhamitë dhe kishat, qytetarët të cilët nuk do t’i respektojnë masat rrezikojnë të infektohen”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë./TV21