Filipçe shpjegon se pse mbetet ende në fuqi ora policore

Për momentin do të mbetet ora policore, me qëllim që të kufizohet grupimi shtesë një periudhë të caktuara. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp.

Ai tha se Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar heqjen e maskave në ambient të hapur, heqjen e ndalesë për grupime dhe ka lejuar hapjen e restoranteve deri në 100 mysafir.

“Komisioni ishte i qëndrimit se mundet të lejohet lehtësim shtesë i masave restriktive. Në këtë drejtim, maskat të mos përdoren më të detyrueshme në ambient të hapur, të mos vlejë ndalesa për grupime, ndërsa në formë propozimi është që qytetarët nëse grupohen të kenë parasysh se maska është mbrojtje e shëndetit të tyre. Lejohen festat e organizuara, si dasmat, në numër masimal deri në 100 të pranishëm në ambient të hapur dhe kapaciteti të mos jetë i plotësuar më shumë se 50%”, tha Filipçe. /SHENJA/