Filipçe: Rritja e pagave në administratën e shëndetësisë, bashkë me administratorët e tjerë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe edhe njëherë deklaroi se pagat e administratorëve të punësuar në sektorin e Shëndetësisë do të pësojnë rritje atëherë kur do të rriten pagat e gjithë administratës shtetërore. Filipçe përsëriti se tani për tani administrata e shëndetësisë nuk mund të ndahet nga ajo e resorëve tjera, prandaj dhe duhet të pritet deri atëherë kur të ketë marrëveshje me ministrinë e Administratës për rritjen e pagave të të gjithë administratorëve në vend.

Nuk mundemi administratën tonë ta ndajmë nga pjesa tjetër e administratës që ndodhet nëpër sektorët tjera. Në shumë raste të takimeve tona, treguam se pavarësisht asaj që deshëm, d.m.th ndryshimeve të mundshme ligjore të bëjmë me ministrinë e Administratës ndryshime të mundshme ligjore që administrata e shëndetësisë të ndahet nga administrata tjetër në të ardhmen. Pavarësisht, tani varemi nga mjetet e dedikuara nga rritja e pagave – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.