Kryeministri Zoran Zaev do të kërkojë tre mijë mënyra të mundshme si t’i shtyjë zgjedhjet, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në Kuvend.
“Tërë kohën tenton të bëjë rrëmujë edhe në Kuvend, me marrëdhënieve të koalicionit në Qeverinë e rij dhe me ide të ndryshme vetëm që të ikë nga zgjedhjet. Me siguri gjatë ditës së djeshme ka marrë sondazhe të reja në tryezën e tij dhe ka parë se trendi i mbështetjes të cilin e ka ai është në linjë ekstreme të dobët”, ka thënë Dimovski,
Ne, siç tha, asnjëherë nuk kemi bërë problem në Kuvend për ligjet esenciale.
Sipas tij, dje e kanë paru situatën më ironizuese në shtet.
“Këshilli për siguri kombëtare ka biseduar në temën e ndotjes së ajrit, por shumica në Kuvend e kryesuar nga LSDM-ja ka vendosur se kjo nuk është temë adekuate për bisedë në Kuvend, Prandaj dhjetëra e dhjetëra ligje me të cilat do të strehohen anëtarët e LSDM-së, dhjetëra vendime ku anëtarët e komisioneve partiake të LSDM-së do të marrin funksione shtetërore janë vendosur në rend dite dhe Kuvendi do të punojë në ato pika”, ka thënë Dimovski.
Zaev, siç tha, le të vazhdojë t’i shikojë sondazhet dhe le të kuptojë sa më shpejtë që është e mundur se karriera e tij politike ka përfunduar.