Filipçe paralajmëron masa të reja nëse rritet numri i të infektuarve me variantin britanik

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se është duke u ndjekur përhapja e variantit britanik të koronavirusit dhe nëse rritet numri i të infektuarve ekziston mundësia për vendosjen e restrikcioneve të reja.

Në një deklaratë për TV24, Filipçe tha se për momentin nuk ka nevojë për këtë opsion, ndërsa ekzistojnë dy mundësi:

“Kam biseduar me përfaqësues të ambasadës britanike tek ne, e ndjekim situatën, ekzistojnë dy opsione,ose vala e fortë ka të bëj me mutacionin e virusit, që donë të thotë se nëse dukshëm rritet numri i rasteve mes siguri do të vendosen restrikcione shtesë ose bëhet fjalë për rrjedhojë të natyrshëm të pandemisë tek ata vende, dhe jo vetëm rezultat i mutacionit të virusit. Për momentin me këtë përqindje të detektimit të mutacionit të virusit, nuk ka nevojë të vendosen masa restriktive, por e ndjekim me shumë kujdes situatën dhe do të shohim si do të jetë”, ka thënë Filipçe, transmeton SHENJA.