Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se ka dhënë deklarata të pavërteta lidhur me çështjen e Alta Bankës.
Filipçe ka paraqitur dokumente që, sipas tij, datojnë nga viti 2023 dhe kundërshtojnë pretendimet e kryeministrit për këtë çështje.
Përplasja mes pushtetit dhe opozitës për Alta Bankën vazhdon, ndërsa LSDM kërkon sqarime për rrethanat dhe veprimet institucionale që lidhen me bankën. Në debatin e sotëm parlamentar, Mickoski ka paraqitur edhe qëndrimin e kundërt: ai pretendon se qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së kishte miratuar që në vitin 2023 veprime lidhur me aksionet shtetërore në bankën e lidhur me Davоr Macurën. Kjo mbetet pjesë e përplasjes politike për përgjegjësinë në rastin Alta Banka.





