Filipçe: Nuk ka nevojë për shtrëngimin e masave

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i pyetur nëse do të shtrëngohen masat për të luftuar përhapjen e koronavirusit, posaçërisht tani kur janë evidentuar 45 raste të variantin britanik të koroanvirusit, tha se për momentin nuk është e nevojshme një gjë e tillë.

“Momentalisht nuk ka indikacione që duhet të ketë shtrëngime të masave dhe më tej bëhen analiza intenzive në llojin e virusit, tani më është zbuluar varianti i llojit britanik. Dje gjatë ditës kam pasur takim me ambasadën britanike kemi shkëmbyer përvoja në lidhje me atë se si ka filluar vala e fortë, dhe çfarë masa kanë marrë në Britani dhe tani konsiderojmë që nuk ka nevojë të heqim dorë nga masat që janë në fuqi tani”, ka thënë Filipçe, përcjell SHENJA.