Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore

Në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 130 raste të reja me koronavirus potencoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke potencuar se po ulet numri i personave të cilët po hospitalizohen në spitale.
Ministri vlerëson se nuk ka nevojë për vendosjen e sërishme të masave restriktive si ora policore në Serbi të cilën presidentin i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e paralajmëroi të premten në orën 18.00.