Filipçe: Nëse nuk respektohen masat, do të kërkoj që të njejtat të ashpërsohen

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferenën e sotme për shtyp ka thënë se do të kërkoj ashpërsim të masave në rast se të njejtat nuk do të respektohen.

“Masat që i sjellim janë në përputhje me rekomandimet dhe nivelin e shpërndarjes. Duke pasur parasysh se kemi informata se masat nuk respektohen, në seancën e sotme 16:30 do të propozoj ashpërsim të masave veçanërisht në pjesët ku nuk respektohen masat e deritanishme”, ka deklaruar Filipçe.