Filipçe në Sofje, do të bisedoj për marrjen e vaksinave të para që do të arrijnë në Bullgari

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me ftesë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov, sot do të marr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë.

Në mbledhje në Sofje pritet që të bisedohet që vendi ynë të merr një pjesë nga dërgesa e vaksinave të para që do të arrijnë në Bullgari.

“Mbështetja nga vendet anëtare të BE-së është mekanizmi i dytë përmes së cilit vendi jonë do të siguroj vaksina kundër Kovid-19. Deri më tani një ndihmë të këtillë vendit tonë i kanë ofruar edhe Polonia dhe Greqia, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.