Filipçe: Mjekë shtesë në qendrat kovid të klinikave interne

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce u takua me drejtorët e klinikave interne, ku diskutuan për trajtimin e të sëmurëve, situatën aktuale, kapacitetet e qendrave kovid dhe rotacionet me stafin mjekësor. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se gjatë takimit u rishikua situata e terapisë spitalore për pacientët e infektuar nga koronavirusi që janë të shtruar në spital.

Ministria e Shëndetësisë

“Përkundër kërkesës së rritur për një numër të ilaçeve, shpërndarja e terapive është duke vazhduar dhe nuk ka vonesë. Për disa ilaçe të përdorura në spitale, konsumi është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por sasitë e kërkuara dorëzohen dhe nuk ka mungesë të barnave”.

Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se për momentin, ka mjaft vende të lira pune në klinikat interne, dhe se po monitorohet situata me numrin dhe pranimin e pacientëve dhe nëse paraqitet nevoja, do të hapen lehtësi shtesë për kujdesin e pacientëve. Lidhur me personelin, u theksua se një numër shtesë i mjekëve do të dërgohen në të gjitha qendrat kovid në klinikat interne.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 69 452, nga këta janë shëruar gjithsej 45 621 ndërkaq 1 977 prej tyre kanë humbur betejën me virusin, aktualisht ka 21 854 raste aktive në vend. Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 352 735 testime. /SHENJA/