Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot shprehu mbështetje të plotë për protestën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe për kërkesat e punëtorëve drejtuar Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më lejoni të informoj publikun se dje, pasditen e djeshme, patëm një mbledhje të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së dhe morëm një qëndrim për të mbështetur protestën e sotme të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe për të mbështetur kërkesat që punëtorët kanë për Qeverinë.
Unë besoj se kërkesat janë reale, se janë objektive, se një pagë më e lartë është e merituar dhe vërtet e nevojshme për mbijetesën e familjeve punëtore në vend. Më vjen keq që praktikat e mira të së kaluarës, që nga koha e LSDM-së, kur si paga minimale ashtu edhe paga mesatare rriteshin vazhdimisht, kanë mbaruar. Paga minimale pothuajse u dyfishua dhe paga mesatare gjithashtu, dhe kjo gjatë krizave më të mëdha që bota nuk kishte parë kurrë më parë, krizës së Kovid dhe krizës energjetike”, tha Filipçe.
Megjithatë, theksoi Filipçe, kjo është rezultat i një politike ekonomike të drejtuar mirë në vend, kur kishte realizim të mirë të investimeve kapitale në vend, kur kishte investime të huaja, dhe e gjithë kjo në këtë qeveri të OBRM-PDUKM-së, ZNAM-it dhe VLEN-it, vërtet mungon, funksionon dobët.
Filipçe shtoi se po përballemi me një situatë në të cilën e tëra çfarë bën qeveria është vetëm borxhe të reja gjithnjë e më të reja, të cilat do t’i paguajnë brezat e ardhshëm.



