Filipçe: LSDM nuk do të mbështesë ndryshime në Kodin Zgjedhor që krijojnë hapësirë për manipulime

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se partia mbetet në qëndrimet e saj parimore lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor dhe nuk do të mbështesë zgjidhje që, sipas tij, krijojnë mundësi për manipulime dhe parregullsi zgjedhore.

Duke folur për mënyrën e propozuar të votimit të diasporës, Filipçe tha se ajo nuk garanton trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët me të drejtë vote.

Pse duhet të ketë votim të ndryshëm për diasporën dhe për njerëzit që jetojnë në vend? Pse duhet të lëmë gjurmë gishtash këtu, ndërsa dikush të votojë elektronikisht ose me postë? Le të votojnë në mënyrë të barabartë siç votojmë të gjithë“, deklaroi Filipçe.

Sipas tij, me këto propozime Qeveria i vendos padrejtësisht qytetarët që jetojnë jashtë vendit në pozitë që të përballen me dyshime për parregullsi të mundshme zgjedhore.

Kreu i LSDM-së shprehu rezervat edhe për ndryshimet e propozuara në kompetencat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), duke vlerësuar se nuk është e arsyeshme që institucioni të kufizohet në vendimmarrje vetëm për ankesat e evidentuara në procesverbal.