Filipçe kritikon Pendarovskin: Mungoi mbështetja juaj për vaksinat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski për vaksinimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Serbi.

Thotë se është befasuar nga Pendarovski, pasi siç thotë Filipçe, fotografitë nuk janë turp.

“Jam i befasuar nga deklarata e presidentit Pendarovski. Fotografitë në Serbi nuk janë turp, ajo është pasqyrim i solidaritetit në kushte të krizës. Përskaj qytetarëve tanë, u vaksinuan edhe qytetarë të shteteve tjera, por asnjë president nuk tha se janë turp”, tha Filipçe, transmeton TV21

Ai ka shprehur se po bëhen përpjekjet maksimale që të sigurohen vaksinat, dhe i porositi Pendarovskit, se,

“Presidenti i shtetit si institucion gjithashtu duhej të luante rol të rëndësishëm në procesin e furnizimit të vaksinave. Për fat të keq, mbështetja e Pendarovskit mungoi“.

Pendarovski, paraprakisht deklaroi, se pamjet që erdhën nga Serbia, gjatë fundjavës, janë turp për Maqedoninë e Veriut./TV21