Filipçe konfirmon testet negative për Mickoskin dhe Zaevin

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp tha se kryetari i VMRO-së Hristjan Mickoski dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev kanë dalë të dy negativ. Ai tha se të gjithë personat që kanë pasur takime me Zaevin dhe Mickoskin nuk kanë nevojë të testohen apo të izolohen pasi ata kanë rezultuar negativë.