Filipçe: Komisioni propozon vetëm nxënësit e klasës së parë të shkojnë në shkollë, tjerët on line

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka thënë se qëndrim i Komisionit për Sëmundje Infektive është që vetëm nxënësit e klasës së parë të shkojnë në shkollë, kuree tjerët të mësojnë on line, raporton Gazeta Lajm.

Filipçe tha se ekziston frikë se prezenca fizike e nxenesve të klasave tjera në shkollë mund të sjellë valë të re të Koronavirusit.

“Qëndrimi i komisionit për sëmundje infektive është që arsimi të fillojë të zbatohet online, përveç në klasat e para ku prezenca e fëmijëve është e domosdoshme. Në këtë situatë, kemi frikë se transporti deri te shkollat dhe nga shkollat, komunikimi i fëmijëve gjatë pushimeve, në korridore, në hapësirat e përbashkëta në këtë situatë, në vjedhtë, kur thjeshtë nuk e dimë me çka do të përballemi, çka mund të na presë, jo vetëm ne, por asnjë vend në Evropë, do të jetë shumë e rrezikshme të lejojmë fëmijët të kthehen në hapësira të mbyllura pa kurrfarë kufizimi. Këtë qëndrim e prezantova në mbledhjen e sotme të qeverisë, ende është duke vazhduar dhe qëndrim përfundimtar do të marrim ditëve të ardhshme, duke pasur parasysh të gjitha aspektet nga Ministria e arsimit dhe shkencës”, ka theksuar Filipçe.