Filipçe: Klinika për fëmijë në Kozle, do të përgatitet për pranimin e fëmijëve eventualisht të sëmurë nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se në bazë të masave të cilat i morri Qeveria në mbledhjen e fundit as klinikat nuk do ta mbajnë koelgjiumin e rregullt të mëngjesit dhe profesional, njoftoi se kolegiumi dhe koordinimi i klinikave do të bëhet nëpërmes telefonit, njofton TV21.

Filipçe theksoi se Klinika për fëmijë në Kozle, do të përgatitet për pranimin e fëmijëve eventualisht të sëmurë nga koronavirusi.

“Të gjithë pacientet e hospitalizuar do të transferohen për mjekim në Klinikën për pediatri me qëllim që fëmijët të izolohen nga të rriturit dhe fëmijët tjerë të cilët mjekohen nga patologjia tjetër”, deklaroi Filipçe.

Ai apeloi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe lëvizja të jetë në minimum për nevojat e nevojshme dhe t’i respektojnë masat dhe rekomandimet.