Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka paralajmëruar nismë për veting të funksionarëve, me fokus të veçantë te kontrolli i pasurisë dhe origjinës së saj.
Sipas Filipçes, verifikimi duhet të përfshijë funksionarët aktualë dhe ata të mëparshëm, në mënyrë që institucionet të përcaktojnë nëse pasuria e tyre përputhet me të ardhurat e ligjshme.
Ai tha se një mekanizëm i tillë do të ndihmonte në luftën kundër korrupsionit dhe në rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet. Nisma vjen në një periudhë kur Filipçe po kërkon edhe bashkëpunim më të fuqishëm me institucionet evropiane në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Lajme Filipçe kërkon “filtrim” të politikanëve: Të hetohet pasuria e çdo funksionari



