Filipçe: Javën tjetër fillojnë testimet mobile, kemi siguruar 500.000 maska dhe 20.000 teste

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se që nga java e ardhshme në vendin tonë to të realizohen testime mobile në vende ku dyshohet për pacient të infektuar me Covid-19.

“Nga java e ardhshme do të jemi gati dhe do të realizojmë edhe testime mobile. Këto ditë kemi realizuar përgatitje. Sot dhe nesër, si dhe gjatë vikendit do të selektohen grupe më të mëdha, sipas mendimit të epidemiologëve në zona dhe qytete ku mendojmë se duhet të aplikohet kjo masë”-pohoi Filipçe, duke shtuar se javës tjetër pritet të arrijnë edhe 500.000 maska dhe 20.000 teste tjera.

Ministri Filiçe njoftoi se mjek nga Klinika Infektive e Shkupit ka vizituar Spitalin e Kumanovës për të dhënë instrukcione shtesë, dhe se Kumanova do të jetë vendi i parë ku do të aplikohet testimi mobil marrë parasysh se tashmë ka të infektuar asimptomatik.