Filipçe: Janë mbushur kapacitetet spitalore në disa qytete

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp para Qeverisë, tha se numri i lartë i të infektuarve të rinj me Covid-19 ka bërë që të mbushen kapacitete spitalore në disa qytete të vendit.
– Advertisment –

“Tashmë janë mbushur kapacitete në repartet infektive në Strumicë, Kumanovë, në Shtip, tashmë janë angazhuar kapacitete e Koçanit, nuk ka vend në spitalin e Prilepit, është hapur edhe një krah në spitalin e Manastirit për të gjithë rajonin, me shpejtësi po mbushet kapaciteti edhe në Spitalin e Gostivarit”, tha mes tjerash Filipçe.