Filipçe: I punësuari në Klinikën për Fëmijë ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në laboratorin e Klinikës për Fëmijë në Shkup një punëtorë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Sot është konfirmuar pozitiv me Covid-19 pacient i cili është i punësuar pranë laboratorit në Klinikën Universitare për fëmijë në Shkup. Rasti është izoluar. Epidemiologët kanë bërë analizë, 4 nga gjithsej 18 të punësuar kanë marrë rekomandim për izolim. Gjatë punës së tyre ata kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Filipçe.