Gjendja e dy pacientë të infektuar me variantin indian është e mirë, informoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Filipçe tha se në botë nuk ka informata të sakta dhe precize se si mund të ndikojë varianti indian, megjithatë mund të thuhet se 95 % e personave të vaksinuar të cilët janë infektuar nga ky virus, kanë patur pasqyrë të lehtë klinike.
“Ata të cilët kanë imunitet dhe infektohen nga variant i virusit, kanë pasqyrë të lehtë klinike. Në atë kuptim, nuk ka nevojë nga ndonjë masë restriktive, megjithatë ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën”, ka deklaruar Filipçe. /SHENJA