Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe sot para spitalit “Pirogov” tha se kanë vizituar personat që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm duke u shprehur falënderues për ndërhyrjen e shpejtë.
“Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Bëhet fjalë për lëndime të lehta”, tha Filipçe.
Ai shtoi se është vetëm një pacient i cili ka pasur frakturë dhe analizat shtesë do të tregojnë nëse duhet intervenim.