Filipçe: Dy javët e fundit është ulur përqindja e të sëmurëve të hospitalizuar nga Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me anë të një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se përqindja e personave të sëmurë të hospitalizuar nga Covid-19 gjatë dy javëve të fundit është ulur për pothuajse dy për qind, transmeton Shenja.

“Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Covid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe.

Filipçe më tej ka shtuar se në vazhdimësi, përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk tejkalon më shumë se 12 për qind. /SHENJA/