Filipçe: Dorezat nuk janë të domosdoshme për t’u mbajtur

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp ka thënë se nëse me kujdes dhe shpesh lahen duart, atëherë dorezat absolutisht nuk janë të nevojshme për bartje.

Filipçe ka thënë se dorezat, nëse barten pa kujdes ose me ta manipulohet rreth mbulimit ose maskës për gojën dhe hundën, atëherë mund të bartet virusi.

“Lidhur me dorezat, absolutisht është çështje më rëndësi. Nëse mbahet kujdes dhe nuk manipulohet rreth gojës dhe hundës edhe me maskën dhe nëse shpesh lahen duart në kohëzgjatje prej njëzet sekonda, mendoj se absolutisht dorezat nuk janë të nevojshme. Për atë edhe nëse mbahen doreza dhe pa kujdes manipulohet rreth mbulimit të gojës, hundës ose maskës, atëherë mund të përcillet virusi”, ka thënë ministri Filipçe.

Sipas tij, vetëm maska, ose pajisja mbrojtëse për fytyrën dhe hundën mbetet si domosdoshmëri.

Lidhur me pyetjen nëse ka pacient në shtet i cili është vendosur në aparat respiratorë, ndërsa tani është shëruar dhe lëshuar në mjekim shtëpiak, Filipçe me përgjigje se deri tani nuk ka rast të tillë.

“Jo, nuk ka pacient të shëruar në aparat respiratorë, ka më shumë pacientë që në periudhë të gjatë kohore mjekohen, ndërsa tani planifikojmë edhe ndryshim të mënyrës së mjekimit lidhur me bërjen e taherostomës dhe traheotomisë të dikujt që veçmë tregon shenja se mund të rikuperohet”, ka thënë Filipçe.