Filipçe: Do t’i shqyrtojmë kërkesat e hotelierëve

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se kërkesat e Odës së pavarur hotelirike do të shqyrtohen në takimin e Komisionit për Sëmundje Infektive të hënën dhe se do të merret vendim në përputhje me situatën epidemiologjike.

Në një deklaratë për mediat, Filipçe theksoi se për momentin nuk ka përkeqësim të situatës epidemiologjike për shkak të lehtësimit të masave kufizuese, por përsëri beson se masat që janë aktualisht në fuqi, duhet të qëndrojnë për të paktën edhe një javë tjetër.

“Të gjitha kërkesat do t’i shqyrtojmë në takimin që do të mbahet të hënën. Kërkesat kanë logjik[, por në të njëjtën kohë jemi në një periudhë kur kanë kaluar disa javë që nga lehtësimi i masave. Deri më tani, praktikisht nuk ka pasur asnjë paralajmërim se situata epidemiologjike është përkeqësuar për shkak të lehtësimit të masave disa javë më parë. Ne do të analizojmë situatën epidemiologjike përfshirë të hënën dhe do të marrim vendim”, tha Filipçe.

Oda e pavarur ekonomoike sot informoi se deri te Komisioni për sëmundje infektive dhe deri te Ministrai e Shëndetësisë ka dorëzuar disa propozime për funksionimin e objekteve hotelerike. Ndër të tjera nga OPH kërkojnë që të hiqet kufizimi i orëve të punës, të lejohet puna në pjesët e brendshme të objekteve dhe performancë të grupeve muzikore, si dhe të hiqet rekomandimi që vetëm katër njerëz të ulen në tavolinë.