Filipçe: Ditët në vijim rinis imunizimi masiv

Maqedonia mund të shpall fundin e epidemisë së Kovid19 në muajin gusht, derisa trendi i rënies së rasteve të reja në bazë ditore vazhdon me dinamikën e njëjte. Ky është parashikimi optimist i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce, i cili shpjegoi se gjendja epidemiologjike paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme ndërkaq vetë kujdesi sipas tij nuk duhet të mbetet anash për asnjë moment. Pavarësisht optimizmit, Filipce konsideron se qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes për mbajtjen e distancës dhe maskës në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz.

“Që të lajmërohet fundi I epidemisë duhet dy cikle nga 14 ditë të mos ketë raste të diagnostikuar dhe ka disa parashikime tek ne se si kjo të ndodhë nëse numrat vazhdojnë të jenë me këtë trend dhe ajo do kishte ndodhë diku në muajin gusht, ose ndoshta në fillim të muajit shtator. Spitalet praktikisht janë të zbrazëta, shumë pak pacientë shërohen në Klinikën Infektive, nën 10. Gjatë 24 orëve të fundit asnjë pacient nuk ishte paraqitur në Klinikë me simptome të Kovid 19”- deklaroi Venko Filipce, Ministër I Shëndetësisë.