Filipçe: Dakordohem se ka dy opsione – njëri që punon për të mirën e qytetarëve, ndërkaq tjetri që e bllokon Shkupin

Ne do të zhvillojmë fushatë pozitive, do t’i promovojmë të gjitha punët pozitive, projektet të cilat janë implementuar nga ana e kryetarëve të komunave, deklaroi kreu i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotmke për shtyp në komunën Qendër, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se çfaër fushate pret. Por, Filipçe theksoi se do t’i kritikojë fuqishëm dhe atë me argumente politikat dhe punën e keqe të kryetarëve të komunave nga partitë e tjera ndërsa siç tha “para së gjithash VMRO-DPMNE-në do ta kritikojmë fuqishëm, bllokimin e qytetit të Shkupit, për shkak të interesave të ngushta partiake e tëra me qëllim që qytetarët të votojnë në bazë të fakteve”.

I pyetur se si e komenton deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në të cilën koalicionin në pushtet e e quajti zagarë, Filipçe me përgjigje se në këtë fushatë qytetarët do të dëgjojnë lloj lloj gjërash.

“Ja, thashë se çfarë do të jetë fushata jonë, nuk do të hyja të komentoj deklarata të tilla”, tha Filipçe.

I pyetur ndërkaq nëse pret VMRO-DPMNE të zhvillojë fushatë negative, Filipçe me qëndrim se kjo nuk do ta befasonte, duke pasur parasysh si kjo parti politike, siç theksoi, “është sjellë gjatë shtatë-tetë viteve të fundit, si janë sjellur vitin e kalaur, dhe për çka janë të gatshëm të udhëzojnë, të bëjnë, të trillojnë”.

“Më duhet tani të bëj një porosi se nuk është e njejtë të jesh në pushtet dhe të jesh në opozitë. Duhet pak më me përgjegjësi të qasen të gjithë faktorët, të cilët janë në pushtet, sepse punojnë para së gjithash për interesin e qytetarëve”, tha Filipçe.

Sa i përket dekalratës së liderit të VMRO-DpMNE-së dhe kryeministrit Hristian Mickoski se në këto dy zgjedhje ka dy opsione, dhe ato janë LSDM, BDI dhe E Majta, Filipçe me përgjigje se nuk ka një koalicion të tillë mes LSDM-së, BDI-së dhe Së Majtës.

“Jo, ne nuk kemi koalicion as me BDI-në, as me Të Majtën. Megjithatë dakordohem me kryeministrin se qytetarët kanë dy opsione. Njëri është përparimtar, opsioni proevropian, i cili ofron kuadro të ndershme, të mira, të cilët treguan se si punohet për të mirën e qytetarëve, ndërsa ajo është LSDM, ndërsa tjetri është VMRO-DPMNE, të cilët shërbehen me fushata të rrejshme, me gënjeshtra, me shpifje, të cilat u dëshmuan se janë jopunëtorë, të cilët u dëshmuan se e bllokuan dhe e shaktërruan qytetin e Shkupit”, deklaroi Filipçe në kon ferencën e përbashkët për shtyp me kandidaten për kryetare të Shkupit, Kaja Shukova.