Rrjedha natyrore e pandemisë, zbatimi i vaksinimit dhe arritja e imunitetit kolektiv janë disa nga elementet që Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe i sheh si faktorë që mund të përcaktojnë rrjedhën e pandemisë.
I pyetur se kur mund të pritet një kthim në normale, ministri tha:
“Ende nuk ka përgjigje për këtë pyetje. Fokusi është tek vaksinimi dhe respektimi i masave ekzistuese pas vaksinimit”./Alsat