Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Kuvend kryetari i LSDM-së dhe deputeti Venko Filipçe, pas fjalimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.
“Patëm mundësi ta dëgjojmë fjalimin e tij në Kuvend. Do të thoja se anëtarësiminë NATO është rezultat i politikave strategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa deakadat e fundit. Ajo rrugë nuk ishte e lehtë, megjithatë tani përfundimisht ne mund tël ndihemi të sigurt, kufijtë tanë janë të garantuara. Për arsye se, falë atyre politikave, jemi pjesë e aleancë më të madhe të ssigurisë në botë. Sa është kjo me rëndësi, e shohim tani, poaçërisht në këto kohë krize kur në dia vende në botë ka luftëra”, theksoi ai.
Filipçe tha se Rute në fjalimin e tij i ka drejtuar porosi të qarta Qeverisë.
“Porosia drejt Qeverisë konsideroj se është e qartë. Tashmë kjo Qeveri nuk mund të fshehë asgjë, e ajo është se kemi një zëvendësskryeministër, i cili kultivon lidhje të hapura me Rusinë, ndërkaq ai është zëvendëskryeministri Stoillkoviq. Njeriu i dytë në Qeveri takohet me ‘jqërit e natës’, të cilët jnaë në komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin rus Putin, agresorin në Ukrianë”, thekosi mes tjerash Filipçe.



