Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kritikoi qeverinë për, siç tha, shtyrjen e vendit drejt izolimit, pas deklaratave të kryeministrit se është i gatshëm të presë dekada për anëtarësim në BE. Ai theksoi se e ardhmja e shtetit është në Bashkimin Evropian dhe se qytetarët nuk duhet të jenë peng i politikave që sjellin stagnim, varfëri, emigrim të të rinjve, krim dhe korrupsion.
“Të gjithë e dëgjuat Hristijan Mickoskin. Ai është i gatshëm të presë dekada për hyrjen e Maqedonisë në BE. Të harxhojë dekada nga jetët tuaja, nga jetët e fëmijëve tuaj, nipërve dhe brezave të ardhshëm maqedonas. Me Mickoskin dhe grupin e tij të organizuar kriminal nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë dekada varfëri e garantuar, breza të humbur për shkak të emigrimit të shtuar të të rinjve, biletë vetëm vajtje për rininë maqedonase. Do të thotë dekada krim dhe korrupsion pa asnjë kontroll”, tha Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.



