Filipçe: 45 mijë banorë të Sarajit nuk kishin aspak shërbime mjekësore

Në Saraj kanë nisur punimet për ndërtimin e poliklinkës së parë dhe vetme në këtë komunë.

Për këtë, aty sot kanë qenë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministri, Ilir Hasani dhe kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti.

Ministri ka deklaruar se kjo poliklinikë ka rëndësi, pasi 45 mijë banorë të Sarajit nuk kanë pasur asnjë shërbim mjekësor.

“Janë rreth 45 mijë banorë të 20 vendbanimeve të cilët në këtë moment nuk kanë Poliklinikë dhe as ambulancë afër shtëpive të tyre që të mund të sigurojnë shërbime shëndetësore dhe shfrytëzojnë poliklinika nga komunat tjera”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Njoftoi se kjo Poliklinikë do të ketë veprimtaritë si Mjekësia e përgjithshme, specialistë të dignostikës rentgen dhe laboratori.

Ndërkaq paralajmëroi se në radhë janë edhe poliklinikat në komunat tjera të Shkupit.

“Në komunat e Aerodromit, të Lisiçes, në Butel, në Gjorçe Petrov dhe Karposh dhe Kisella Vodë”, tha Filipçe./TV21