Këngëtarja shqiptare, Fifi, e cila tashmë është edhe një nënë, po bëhet pjesë e një aventure të re televizive.
Fifi do të jetë pjesë e spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”, shkruan lajmi.net.
Partneri i këngëtares do të jetë balerini, Graciano Tagani.
“Dancing With The Stars” do të fillojë së shpejti.
E disa nga emrat që deri më tani janë konfirmuar janë: Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi, modelja, Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, regjisorja Arnita Beqiraj dhe konkurentja e edicionit të parë të “BBVK”, Juliana Nura./Lajmi.net/