Fifi do ta publikojë duetin me Remzien në një datë të veçantë për të

Remzie Osmani dhe Fifi ditë më parë kanë finalizuar këngën, të cilën fansat e tyre po e presin me padurim.

Me anë të disa fotografive të shkëputura nga xhirimet e klipit të po kësaj kënge, Fifi ka njoftuar për datën e publikimit të këngës.

Bëhet fjalë për 31 mars, datë në të cilën këngëtarja feston edhe ditëlindjen, e që këtë vit mbush plot 26 vjet jetë.

@remzie.osmani edhe dy jave gati ditlindjen e kom 🥰 #31mars do të jetë zjarr 🔥“. ka shkruar Fifi.

Lidhur me këtë këngë ka folur edhe Remzia, e cila ishte e ftuar së fundi në emisionin “Mirage”.