FFM sjell vendim për Plerant Salijin: Gaboi me penaltinë, vlerësohet me notë negative

Federata e Futbollit e Maqedonisë njofton se në ndeshjen e javës së 9-të në Ligën e Parë mes AP Brera dhe Bashkimit, arbitri kryesor Plerant Saliji ka marrë një vendim të gabuar në minutën e 85-të, duke dhënë penallti për skuadrën vendase për një faull që sipas analizës së VAR-it ishte me intensitet minimal dhe pa ndikim të vërtetë në lojtarin kundërshtar.

Pavarësisht rekomandimit të VAR-it për të rishikuar vendimin dhe anuluar penalltinë, arbitri Saliji e ka mbajtur vendimin origjinal, duke bërë kështu një gabim që do të pasqyrohet në vlerësimin e tij negativ nga kontrollori i garës.

“Për shkak të kësaj vlerësimi të gabuar, arbitri kryesor do të marrë notë negative nga kontrollori i garës”, thanë nga FFM-ja.

Federata dhe organizata e arbitrave theksojnë se kjo nuk cenon punën dhe besueshmërinë e teknologjisë VAR, që ka pasur shumë ndërhyrje korrekte në ndeshjet e fundit, por nënvizon nevojën për përmirësim dhe vazhdim të trajnimeve për gjyqtarët për të ruajtur integritetin e futbollit në vend./TV21