Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një video të veçantë “Behind the Scenes”, duke sjellë për tifozët një pasqyrë të plotë të rrugëtimit të Kosova drejt fitores dramatike ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Videoja, e cila zgjat mbi nëntë minuta, përmbledh çdo moment kyç – nga nisja e ekipit në Prishtinë, përgatitjet dhe atmosfera brenda skuadrës, deri te emocionet e forta në stadium dhe festimi pas triumfit të madh 4-3.
Në fokus janë jo vetëm aksionet në fushë, por edhe momentet njerëzore të “Dardanëve”, që tregojnë unitetin, sakrificën dhe përkushtimin e grupit gjatë këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.



