Ashtu siç e paralajmëroi në fushatë, ditën e sotme e realizoi. Bëhet fjalë për deponinë e egër të mbeturinave në fshatin Novo Sellë, e cila ishte njëra nga premtimet e kreut të Bogovinës, Feti Abazi, gjatë kampanjës zgjedhore. Pamjet i ka bërë të ditura vet ai, në platformën e tij sociale, të Facebookut.
“Pastrimi i deponive të egra ishte një ndër pikat e platformës zgjedhore!
Rrugën Bogovinë Novosellë e gjetëm të shëndrruar në deponi të egër dhe të pa mirëmbajtur.(foto1)
Nga sot kjo deponi nuk është më aty!
Aksi rrugorë që të mahnit me bukuritë natyrore dhe me peisazhin e fushës së Pollogut e ka këtë pamje kur ne kujdesemi për të!
Përveç pastrimit është ndërhyrë edhe në zgjerimin e disa pjesëve të kësaj rruge!”, ka përfunduar Abazi.






