Feti Abazi nga Kallniku, fillon rikonstruimin e rrugës në hyrje të fshatit

Ashtu siç e nisi kampanjën zgjedhore nga fshati Kallnik, edhe projektin e parë urbanistik e ka filluar në këtë fshat, me fillimin e punimeve për rikonstruimin e rrugës në hyrje të fshatit. Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ka njoftuar lajmin e këtij aktivitetit, në faqen e tij zyrtare, në Facebook:

“”Me këmbë të mbarë” 🛠️⚠️🚧

Në Kallnik fillon puna e parë me rikonstruimin e rrugës në hyrje të fshatit”, ka shkruar ai.

Përpos këtij projekti, kryetari i komunës së Bogovinës, për këtë fshat ka premtuar edhe:
1. Izolimin dhe mburrojat e shkollës fillore.
2. Kënd lojërash.
3. Rrugën Kallnik-Pallçisht.
4. Hapja e rrugës malore mbi fshat.
5. Bazen dhe rrjet i ri i ujësjellësit, dhe
6. Rritje e efikasitetit energjetik dhe kanalizim në fshat.