Fetai: Raporti i Parlamentit Evropian për 2023-2024, kur ministër ishte Bujar Osmani, përmend “Botën Serbe” si kërcënim

Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i miratuar këtë muaj, trajton periudhën 2023-2024. Në të përmendet projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe” si një nga kërcënimet më serioze për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut.

Në krye të diplomacisë së vendit gjatë atyre viteve ka qenë Bujar Osmani. Gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka zhvilluar 11 takime zyrtare me autoritetet e Serbisë, por asnjë me ato të Kosovës. A e kuptoni tani se kush janë mbështetësit më të mëdhenj të “Botës Serbe”?

*Ka shkruan ne facebook zëvendëskryeministri Arben Fetai