Fetai: Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN

Arben Fetai

Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN të hapura brenda një dite të ngjeshur.

Nisëm nga Prespa, aty ku trashëgimia shqiptare është pjesë e jetës së përditshme. Atje hapëm një tjetër shtab të VLEN-it dhe ndjemë qartë mbështetjen e njerëzve.

Në Manastir, Qytetin e Alfabetit, folëm për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë. Mesazhi ishte i qartë, vetëm të bashkuar mund ta garantojmë fitoren.

Në Dollnen u takuam me njerëz punëtorë e mikpritës, dhe së bashku ngritëm shtabin zgjedhor duke i dhënë përkrahje kandidatit tonë për kryetar komune, Blerim Islamit.

Dita u mbyll në Krushevë, vend i qëndresës dhe sakrificës, ku hapëm edhe një shtab tjetër të fitores. Një përmbyllje domethënëse e një dite që tregoi qartë se rruga jonë është e drejtë dhe e pandalshme.

Mbështetja po vjen nga kudo që flitet shqip. Rruga që nisëm vitin e kaluar është shndërruar në një lëvizje të madhe për ndryshim, që është garanca e fitores së shqiptarëve më 19 tetor.