Fetai kërkon dënim për pesë të akuzuar: “Alili, Afrimi dhe Agimi e kanë kryer vrasjen”! (Video)

Sipas Fetait, Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq janë autorët e vrasjes së pesëfishtë, ndërsa Haki Aizri sipas saj u ka ndihmuar. Fejzi Aziri është i akuzuar se u ka ndihmuar atyre që të ikin.

“Fejzi Aziri e ka ditur se kanë kryer vrasje, terrorizëm, por edhe përkundër kësaj ai u ka organizuar që të ikin nga Maqedonia në Kosovë”, tha Fetai, raporton SHENJA.

Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhjekur ngase nuk ka prova.