Zv. kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, priti ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në vend.
Siç bëri të ditur Kabineti i zëvendëskryeministrit Fetati, takimi, i cili u zhvillua me qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe miqësore midis dy vendeve, të cilat shërbejnë si model për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Fetai dhe Dukaj vunë në dukje se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, të cilat mund të avancohen më tej përmes iniciativave të përbashkëta në fusha kryesore si reforma e administratës publike, transformimi digjital dhe siguria e informacionit. Këto sektorë janë të një rëndësie jetike për modernizimin e institucioneve shtetërore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.